Banner

JoMedhhebizmi: Parathënia e botimit të dytë 3



3. - Me gjithë këtë, përsëri kam pyetur: A kanë nevojë muslimanët që të ribotohet ky libër? Atë që e kanë lexuar, a nuk mjafton që të mos ribotohet?

Përgjigjeja në të cilën ishte qetësuar shpirti im në fillim, ishte se nuk ka nevojë për ribotimin e këtij libri dhe se mijëra kopje të shpërndara janë të mjaftueshme. Mirëpo, kam vërejtur se si njerëzit e kërkojnë atë. Kam pyetur, dhe më thanë se një numër i madh i njerëzve nuk kishin dëgjuar për librin dhe se nuk kanë pasur mundësi ta kërkojnë atë, përpos pas shitjes së tij.

Pasha Allahun, nuk kam mundur të paramendoj se njerëzit kanë qenë kaq të etshëm që të njihen me realitetin rreth kësaj teme!. Po ashtu nuk kam mund të paramendoj se do të pranoj një numër kaq të madh të letrave të ndryshme, ku njerëzit shprehin qetësimin e tyre në njohjen e të vërtetës rreth një teme, me që gjatë kohë u ishte përzier e vërteta me të pavërtetën.

Kam të ditur më pas se një numër i madh i muslimanëve kanë përjetuar dhe përjetojnë vështirësi nga ata që me këmbëngultësi dëshirojnë t'i largojnë prej katër medhhebeve dhe imamëve të tyre të besueshëm.

Shumica e këtyre muslimanëve janë të rëndomtë ose gjysëm të rëndomtë. Nuk posedojnë dituri me anë të së cilës mund të zbulojnë mendimet e tyre, edhe pse në brendi posedojnë natyrë të pastër islame dhe mendje të kthjellët njerëzore që ua mundëson të kuptojnë se ajo është kërkesë e rëndë për zemrën dhe larg të vërtetës.

Që nga këtu kërkesa bëhet edhe më e madhe që dikush t'ua sqarojë argumentet e vërteta shkencore rreth kësaj teme dhe se nevoja që në duart e tyre të kenë një libër të vogël rritet, libër gjithëpërmbledhës dhe i dobishëm për ta në këtë çështje.

Pra, ishte patjetër t'i përgjigjemi dëshirës së një numri të madh të muslimanëve dhe ishte patjetër që të ribotohet ky libër.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...