Banner

Fetva 163 - Shitja e kasetatave mbrenda faltores



Pyetja:

Dëshiroj të pyes lidhur me një pyetje të cilën e kanë parashtruar disa muslimanë në Francë.

Pyetja është: Disa vëllezër banojnë në Francë në një lagje përafërsisht të izoluar, në Mesxhidin (faltoren) e tyre kanë një librari ku mbajnë video dhe audio kaseta, ata pyesin se a u lejohet që t'i shesin kasetat në fjalë (pa mos fituar nga kjo shitje) brenda zyrës së Mesxhidit (duke potencuar se në Francë nuk u lejohet të shesin pranë Mesxhidit sepse përndryshe do të kenë vetë ata si dhe Mesxhidi problem)?


Përgjigja:

Nuk ndalohet shitja e kasetave të dobishme për muslimanët dhe nuk ka ndonjë ndalesë që ato të shiten në një anë të ndarë nga Mesxhidi ku njerëzit falen dhe bëjnë Ibadet.

Por, krahas kësaj, Mesxhidet që merren me qira në Francë dhe në vendet e ndryshme të Evropës ato merren si objekte të pronarëve që do të thotë se ato nuk e kanë dispozitën e Xhamive, si: ndalimi që gruaja me menstruacione apo xhunubi të rrijë aty e të ngjashme.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...