Banner

Llojet e kuptimit të rrjedhimit të pandarë bashkekzistues (commitment signification)



Por kjo lidhje e ngushtë dhe e pandarë (barasvlerë) nuk sjell gjithmonë bindje sepse kjo çështje është e varur nga shkalla e qartësisë së lidhjes së ngushtë e të pandarë (barasvlerës midis tyre), si dhe varet edhe nga pavarësia e saj për ndonjë argument tjetër për të dëshmuar për të. Nisur nga kjo dijetarët kuptimin e rrjedhimit të pandarë bashkekzistues (të konsekuencës) për nga forca (qartësia), e kanë ndarë në tri pjesë (shkallë) duke i shkallëzuar nga më e ulta e deri te më e larta (sigurta).


1). Ajo që quhet rrjedhimi jo i qartë:

Kjo arrihet kur ekzistimi i rrjedhimit varet përfundimisht nga ndërtimi i një argumeti tjetër bie fjala si: lidhmëria e këndeve të trekëndëshit ndaj dy këndrejtëve, themi kështu sepse logjika apo mendja nuk konkludon prerë për një gjë të tillë për çdo trekëndësh gjersa nuk i ofrohet një demonstrim tjetër për të vërtetuar atë, si përfytyrimi i rrethit dhe njohja e shkallëve të tij.

Pra, vetë kjo barasvlerë nuk konsiderohet si argument sepse ky vetë është i nevojshëm për një demonstrim dhe argument tjetër, i cili e vërteton këtë por ky konsiderohet një pjesë e argumentit, i cili kompletohet me bashkangjitjen e tjetrit me të.


2). Rrjedhimi i qartë me kuptim më të përgjithshëm më gjithpërfshirës:

Kjo është kur perceptimi i rrjedhimit të pandarë që është midis dy gjërave varet nga përfytyrimi i të dy gjërave, duke i kushtuar kësaj një vështrim më të thellë, si p.sh., vetë gjëja e mundshme na jep të kuptojmë (na tregon) se ajo ka fillim, ndërsa ekzistimi nga vetvetiu (vaxhibu'ul-vuxhud) se Ai është pa fillim (nuk ka fillimësi).

Kështu ti nuk mund ta kuptosh rrjedhimin e të mundshmeve, pikërisht cilësinë e fillimësisë përveç nëse zhytesh në analizën e domethënies së të mundshmes dhe e kupton se ajo (e mundshmja), është një gjë që mendja nuk e konsideron të pamundshme humbjen apo zhdukjen e saj por ajo ekziston apo ndodh sepse në anën e saj ka ndikuar ekzistimi i ndonjë faktori të jashtëm, madje kjo qartësohet më tepër duke analizuar më thellë domethënien e fillimësisë, duke parafytyruar lidhjen midis fillimësisë dhe të gjithë të mundshmeve, e të cilat ekzistojnë nga ndikimi i huaj (nga faktori i jashtëm). Por sido që të jetë ti tashmë këtu, nuk ke nevojë që të perceptosh ndonjë argument tjetër (siç ishte rasti i rrjedhimit, jo të qartë) që të vërtetohet ky rrjedhim.


3). Rrjedhimi i qartë me kuptim të posaçëm:

Kjo arrihet kur në mënyrë të prerë, parafytyrimi i asaj që nënkuptohet nga e domosdoshmja, është i mjaftueshëm për parafytyrimin e rrjedhimit të pandarë. Si p.sh., makina e ndihmës së shpejtë na jep të kuptojmë për një të sëmurë siç u përmend në shembullin e mësipërm, rënkimi në çështjet normale na jep të kuptojmë sëmundjen, zëri i ndonjë personi që dëgjohet nga ndonjë errësirë në çështjet racionale tregon se atje gjendet dikush që është i gjallë.

Pra, forca (qartësia) e rrjedhimit të plotë e të pandarë dhe lidhmëria që gjendet midis këtyre dy gjërave shtyn mendjen që vetëm me të parafytyruarit e rënkimit të perceptojë sëmundjen, njëkohësisht percepton ekzistimin e krijesës së gjallë vetëm me dëgjimin e zërit që del nga errësira dhe kjo duke mos patur nevojë që të mendojë për lidhjen që ekziston midis tyre.

Kështu, pjesa e tretë për nga kuptimi dhe fuqia e argumentimit është më e fortë ndërsa nën te vjen e dyta, kurse për sa i përket pjesës së parë, e cila ishte rrjedhimi jo i qartë, si e vetme dhe si e pavarur nuk konsiderohet argument gjersa nuk i shtohet një argument tjetër për të zbuluar vërtetësinë e rrjedhimit të qartë, e të pandarë (brendaqenësishëm), siç e kemi përmendur më parë.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të vërtetat e patundshme të besimit islam".

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...