Banner

Ishte një vizionar dhe largpamës, Allahu e mëshiroftë



Kur shikojmë në atë rê të zymtë e cila është shtrirë mbi atë Kushtetutë, për të cilën u kam treguar. Vërejmë se ajo mbjell shkatërrim në vend të reformës. Allahu i Madhëruar thotë: "Mos bëni çrregullime në Tokë, pas rregullimit të saj"!

Disa këtë e thonë gojarisht ose faktikisht: 'Detyra jonë është ti çrrënjosim reformat dhe në vend të tyre të mbjellim shkatërrim'.

Ti shpërthejmë gypat e naftës dhe ato të gazit, ti djegim furrat e bukës që të uriturit mos të arrijnë deri te kafshata e bukës.

Ti bllokojmë burimet e ujit që të eturit të mos e shuajnë etjen, të uzurpojmë shtëpi nga të zotët (pronarët) e tyre dhe ti detyrojmë komplet familjet ti braktisin shtëpitë e tyre, se përndryshe do të digjen ose do t'ua shembim mbi kokat e tyre.

Dhe të gjitha këto vallë në emër të kujt bëhen? Në emër të Islamit! Në emër të Xhihadit për hir të Allahut?

O vëllezër të dashur! Çfarë jemi duke parë?

Shohim krijesa të çuditshme që nuk njeh njerëzimi. Brohorasin me slogane e simbole islamike, të veshur me pelerinë islamike, ngrenë lart flamurin e Xhihadit, në emër të Islamit.

Ndërkohë që në emër të Islamit therin me të madhe muslimanë të pafajshëm!!!

Siç ju thashë, i detyrojnë njerëzit t'i lëshojnë shtëpitë në emër të Islamit. Shohim se ky grup gjatë këtyre veprimeve të tyre e paraqet Islamin se gjoja është i zi, trishtues, i zymtë, i skëterrshëm, se të kall datën dhe fut trishtim në zemrat e njerëzve.

Për çdo ditë gjithnjë e më shumë vinë informacione për rekrutimin e luftëtarëve të huaj në Siri. Lajmi i fundit është që autoritetet spanjolle kanë zbuluar një grup prej tetë personash që ka përgjegjësinë për dërgimin e luftëtarëve në Siri.

Afërsisht dy vite më parë, kur kjo krizë sapo kishte filluar, pastaj u thellua, ne mendonim se do të kalojnë disa muaj dhe do të shuhet ... Por, ne u befasuam. Meqë kjo është luftë botërore e shpallur hapur kundër Sirisë, nga Evropa Perëndimore dhe SHBA. E udhëhequr nga judeo-kristianët.

Po, po, nga judeo-krisitianët, të cilët po presin për Anti-Krishtin e tyre me një sy.

Ne pamë se në këtë luftë botërore, shfrytëzohen vëllezërit tanë, madje edhe nga territore tjera, nga të gjitha anët tona: Veriu-, Jugu, Lindja dhe Perëndimi.

Pamë se në këtë luftë botërore, nuk them se angazhohet vetëm një ushtri por ushtri të tëra. Nga grupe të ndryshme, të cilët kanë qëndruar në burgjet e vendeve të tyre respektive dhe të cilët i ka përgatitur SHBA si të ashtuquajturën "Al-Kaeda" dhe degët e saj.

Ne sot luftohemi në çdo pëllëmbë të vendit tonë, luftohemi në çdo kafshatë buke dhe në riskun tonë. Luftohemi në jetën tonë, në jetën e fëmijëve tanë, pasardhësve dhe grave tona ...



Autor: Shejh Muhamed Said Ramadan El-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...