Banner

Clla është arma e parë që Perëndimi e përdori?



Clla është arma e parë që Perëndimi e përdori për shpartallimin e qytetërimit islam dhe për ndryshimin e moralit islam nga forma e saj origjinale?

Pa dyshim arma më efikase të cilën e përdori Perëndimi për të arritur këtë qëllim është: femra.

Ata e dinin atë që sot edhe ne e dimë se dyshimet ideore nuk mund të korrin sukses në mendjen e myslimaneve as sa një e dhjeta e asaj që mund të korrin në ta shtytjet seksuale, në qoftë se është e domosdoshme që t'u ofrohet ndonjë dyshim ideor, atëherë rrugë tjetër nuk ka përveç se para ose pas kësaj ideje të vihet shtytja seksuale, gjë të cilën e kryen femra.

Për këtë luftërat e llojeve të ndryshme ideore kundër islamit, bëhen nëpërmjet një faktori kryesor që nuk mund të zëvendësohet e ajo është femra, me tërë ato që ajo mund të shfrytëzohet për ndikim dhe mashtrim si nëpërmjet largimit të saj me mënyra të ndryshme nga edukimi i femijëve dhe i familjes.

Mendoj se nuk ka nevojë për të dhënë argumente të forta për këtë të vërtetë, pasi argumentet e kësaj që u thanë janë të qarta të cilat mund t'i kuptojë çdokush i cili ka njohuri minimale nga kultura bashkëkohore dhe di për natyrën e kësaj kulture, por prapë se prapë do të prezantojë këtë argument prej fjalëve të misionarit dhe orientalistit të njohur Gispi: "Me të vërtetë shkollat e femrave në shtetet arabe janë drita e syve të mi. Gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm se ardhmëria jonë në Siri është në arsimimin e vajzave dhe grave të saj. Aktiviteti ynë filloi dobët por ai sot ka ngjallur interesim të madh në rrethet e shoqatave misionare". [2]

Mendoj se nuk ka njeri të mençur (të cilin Allahu xhel-le shanuhu e ka mbrojtur prej çmendurisë) i cili mund të besojë se me të vërtetë shkollat e femrave janë drita e syve të Gispit, për atë se ai kujdeset ose ua do të mirën atyre vendeve!!!

Nuk ka dyshim se shkollat e femrave janë drita e syve të tij për arsye se ai kupton forcën e ndikimit të gruas në rregullimin e jetës së një gjenerate apo në prishjen e saj, prandaj doemos duhet që prej atje të mbështetet në shkollat e femrave dhe të mbizotërojë me to për edukimin dhe orientimin e sjelljeve të tyre.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femrës që beson Allahun Fuqiplotë".

[2] - Libri "Et-tebshir vel isti'mar".Mustafa el Halidi dhe Umer Ferruh.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...