Banner

Fetva 74 - Heshtja ndaj veprave të shëmtuara për ndonjërin



Pyetja:

Dikush më ka thënë se ne duhet t'i mbyllim sytë ndaj ndonjë pasaniku që i then ligjet e All-llahut (pin alkohol, bën aventura ...) pa marrë parasysh se ato vërtetohen apo janë thashethëma për arsye se ai kontribuon në ndërtimin e xhamive, finanson të varfërit dhe ndihmon nxënësit që mësojnë fenë.

Ndërsa, nuk duhet të mbyllim sytë ndaj dikujt prej nxënësve nëse ata bëjnë shkelje të njëjta, njëkohësisht pa marrë parasysh se a vërtetohen këto shkelje apo janë thashethëma?


Përgjigja:

Urdhëri në të mirë dhe ndalesa prej të keqes janë detyrim stabil i theksuar në Kur'an dhe në Sun-net.

Nuk kam gjetur në këto dy burime e as nga juristët e Sheriatit Islam të ketë thënë se muslimanët nëse e shohin dike duke bërë ndonjë vepër të shëmtuar duhet të heshtin për arsye se ai u ofron atyre ndihma.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...