Banner

Fetva 168 - Shkujdesja nga Ibadeti në vendet joislame



Pyetja:

Jamë zonjë Siriane që kam udhëtuar bashkë me burrin tim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kaluar një periudhë të caktuar dhe pastaj insha All-llah do të kthehemi përsëri në vatanin tonë. Atë që dua t'ju konsultoj është se unë kur isha në vendin tim isha e rregullt në të gjitha llojet e Ibadeteve (adhurimeve), lavdi i takon vetëm All-llahut për këtë. Atëherë lexoja Kur'an dhe bëja namaz nate. Kurse tash nuk mundem të bëj si më parë.

Ndoshta kjo vjen prej asaj se këtu nuk ka ambiente shpirtërore, vaze, derse apo ndryshe thënë biseda fetare të cilat në zemrën e njeriut ndezin vullnetin për shpejtimin kah punët e mira. Këtu ne nuk shohim dhe nuk dëgjojmë përveç se gjunahe dhe fatkeqësi devijuese që ndodhen në këtë vend që është pabesim.

Ndërsa, kur isha në Damask përjetonim shumë të mira pasiqë atje Elhamdulil-lah mbahen derse dhe ka njerëz me shpirtëra të ndritura.

A do të më marrë mua All-llahu në llogari për shkujdesjen time lidhur me gjërat që i përmenda, duke potencuar se unë mundohem sipas mundësisë time që të bëj Ibadet por, megjithatë unë e pranoj se kam lëshime?


Përgjigja:

Qëndrimi në shtetin e kufrit sjell pasojat që i përmende. Rreziku i kësaj është shumë i madh, së pari, ndikon në sjelljen e pastaj së dyti, depërton edhe në të menduarit dhe në besimin. Zgjidhja është që doemos të ktheheni nëse qëndrimi i burrit tënd në atë shoqëri nuk është i domosdoshëm pasiqë në këtë rast qëndrimi atje është Haram (ndaluar).

Por, nëse qëndrimi i tij është i domosdoshëm me kohë të caktuar atëherë mund të qëndroni atje por, duke u bërë ballë faktorëve të devijimit dhe gjynaheve sa keni mundësi. Kjo që ju e thatë nuk është vetëm problemi i juaj, por, ky është problemi me të cilin ndeshen të gjithë ata që qëndrojnë në shoqëritë perëndimore.

Ndërkaq, nuk duhet harruar se adaptimi dhe vazhdueshmëria në ato kushte ka bërë që ata të harrojnë rrezikun të cilin ti e ndjen. Nuk është larg koha që nëse qëndrimi yt atje zgjat që edhe ti të harrosh këtë rrezik të cilin sot je duke e ndjerë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...