Banner

Fetva 258



Pyetja:

Jam një vajzë e martuar që ankohem nga sekrecionet (tajitjet) e tepërta që i përziej ashtu që nuk mundem të bëj dallimin midis tyre dhe asaj që më obligon të lahem (të marr gusull), në mënyrë që kjo gjë më shkakton shumë vesvese para dhe gjatë namazit!

Shpresoj që t'më sqaroni faktorët e gusllit (larjes) te gruaja dhe si do të mund ta bënte ajo këtë dallim?

Kërkoj që t'më tregoni se a obligohet gruaja me gusull vetëm shkaku i ëndrrës pa mos arritur orgazmin duke patur parasysh se dendësia dhe ngjajshmëria e sekrecioneve e rëndon dallimin midis tyre?


Përgjigja:

Nëse një gjendje e shtyn njeriun në atë që të dyshojë për atë se a është bërë për gusull (është bërë për t'u larë) apo jo, atëherë ai nuk obligohet me gusull (larje).

Pra, për sekrecionet nuk duhet gjë tjetër vetëm se abdest të ri, kuptohet pasi që të pastrohet edhe vendi.

Ëndrimi që e bën gusllin të obligueshëm është ai pas të cilit del sperma dhe nuk ka rëndësi ekzistimi i orgazmit apo mos ekzistimi i tij.

Kur është pyetur Muham-medi alejhis-selam se gruaja kur sheh ëndërr a duhet të lahet ai është përgjigjur: "Po, nëse e sheh ujin".



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...