Banner

Urrejtja ndaj Shejh Butit, urrejtje sektare e kahmotshme!



Urrejtja ndaj Shejh Butit, është urrejtje SEKTARE e kahmotshme, nuk ka lidhje me Besher Esedin!!!

E shkruar nga vëllai jonë në mbrojtje të Shejh Butit:

Në këtë shënim, janë zgjedhur disa nga arsyet se pse vehabistët e urrejnë Shejh Butin, e këto janë, sepse ai u ekspozoi mashtrimet e pseudo-dijetarëve (rrugaçëve) të tyre, të cilit thirrin në braktisjen e teklidit ndaj shkollave për të cilat ka IXHMA në mesin e dijetarëve (se lejohet ndjejkja), e thirrin në pasim të atyre vet! Për çudi, kur behet fjalë për teklid ndaj tyre, menjëherë teklidi bëhet i lejsueshëm!!!

Vehabistët Shejh Butin nuk e urrejnë për shkak të situatës aktuale në Siri me Besher Esedin. Urrejtja e tyre ndaj tij është aktive qysh moti, para vitit 1999-tës, kur Shejh Buti i deklasoi ata me veprën e tij të mrekullueshme "JOMEDHHEBIZMI - Bidati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Që atëherë rrugaçët vehabist filluan të përhapin gënjeshtra në emër të tij, filluan të mbjellin fitne kundër tij, saqë ranë aq poshtë thonin "Buti - Muti" (më vjen turp, dhe kërkoj ndjesë nga lexuesi, që duhet të ul veten kaq posht e ta përmend këtë fjalë, por, e vërteta duhet thënë, edhe më keq më vjen, që kjo fjalë ka dal nga goja e një "dijetari" të tyre të hadithit, i cili biles është me prejardhje shqiptare).

D.m.th., urrejtja e tyre primitive është urrejtje e kahmotshme, urrejtje sektare, e ata këtë urrejtje e ushqejnë tani me rastin e fundit, dhe thirrin njerëzit që ta urrejnë një dijetar e alim të madh bashkëkohor, për shkak të ideve të tyre të fëlliqura sektare. Jo për shkak se kanë mëshirë apo dhembshuri ndaj popullit të sirisë! Kurrë jo!

Sekti i tyre është ai sekt që ngriti shpatën e vranë shumë dijetarë dhe njerëz të devotshëm, e shumë civil, gra, burra te paarmatosur, pleq e fëmijë. Dhe mburren me këto vrasje, nen moton e "pastrimit të shirkut"!!! Te kishin sadopak dhembshuri, këta vëllezër të anglisë pro-zioniste sdo ngrinin shpatën kundër muslimanëve!

Shënimet janë të cituara sipas shtojcës që gjendet tek libri "JOMEDHHEBIZMI" i Dr. Butit!

Sipas ofenduesit më të madh (Mahmud Mehdi El-Istanbuli) të tyre, shejh Muhammed El-Hamid (r.a.), "shkonte sipas rregullave të mexhusëve (zjarrputistëve) ... Atij do t'i ndodhë prej Allahut dënimi i merituar ... Ai nuk ka nxjerrë përpos një grusht të të rinjëve të verbër dhe mendjelehtë".

A nuk është normale që mua të më drejtohen shumëfish me sharjet e tyre, në diturinë, mendjen dhe moralin tim, pasi që nuk arrij që të jem as shërbëtor i më të voglit të tyre?!


Gënjeshtra e parë të cilën e ekspozoi Dr. Buti pseudo-dijetareve vehabist:

1. - Në kopertinën e këtij libri është shkruar: "Me lapsin e Muhamed Id Abbasi". Ky libër nuk është shkruar me lapsin e tij e as nuk është vepër e tij, por në përpilimin e tij kanë marrë pjesë -siç jemi të bindur në të pa fare dyshimi-: shejh Naser El-Albani, Mahmud Mehdi El-Istanbuli dhe Hajredin Vanli. Ndërsa z. Muhamed Id Abbasi nuk ka marrë pjesë në përpilimin e tij përpos në disa pjesë të shkurtëra të këtij libri. Kjo është me vetë pranimin e z. Mahmud Mehdi El-Istanbuli, i cili i ka treguar kolegut tonë haxhi Adnan Tajbas në një takim të veçantë me të, ku e kishte parë se ishte tepër i lodhur në përgatitjen e këtij libri.

Zotërinjtë autorë e kanë për obligim që t'i përgjigjen pyetjes islame që vijon: Ç'është hukmi islam, nëse njeriu musliman fjalët e tij ia mbështet tjetrit? Si quhet ky njeri? Në këtë rast, gënjeshtra a mund të ngërthehet në ndonjë hile të pranuar sipas sheriatit?

Betohem se, sikur të dija se Shafiiu ka shkruar ndonjë fjalë e mandej ia ka mveshur dikujt tjetër ose fjalën e dikujt tjetër e ka marrë dhe e ka konsideruar si të veten, nuk do t'i besoja kurrë dhe nuk do ta kisha pranuar asnjë hukm që e nxjerr, hadith që e transmeton ose mes'ele në të cilën bën ixhtihad. E si do të jetë rasti kur këtë e bënë shejh Naseri dhe Mahmud Mehdiu?!


Gënjeshtra dhe mashtrimi i dytë që e ekspozon Buti:

2. - Autorët më kanë akuzuar se unë kam mohuar ekzistimin e autorit të broshurës: "Muslimani, a është i obliguar që të imitojë një medhheb të caktuar", që është shejh El-Ma'sumij dhe se unë kinse kam thënë se njëri nga selefistët e ka shkruar dhe e ka fshehur emrin e tij.

Do të citoj fjalën time që e kam thënë në librin: Jomedhhebizmi ...: "Njëri prej tyre, që nuk kishte shënuar emrin e tij e as që kishte dhënë shenjë se kush është ai, shpërndau një broshurë me titull: Muslimani a është i obliguar që ta imitojë një medhheb të caktuar prej katër medhhebeve? Si autor i kësaj broshure, figuronte emri Muhamed Sultan El-Ma'sumi El-Haxhnedi El-Mekki, mësimdhënës në El-Mesxhidul-Haram".

Pra, shihet qartë se emri i atij që është fshehur është emri i personit që ka shpërndarë librin e jo emri i atij që e ka shkruar ate. Mirëpo, çka do të thotë që autorët të më akuzojnë me atë që nuk e kam thënë dhe ç'është motivi që ata të vendosin fjalën "e ka shkruar", të cilën nuk e kamë thënë, në vend të fjalës "e shpërndau" që ekziston në librin tim, kur dimë se mes tyre ekziston dallim i madh në kuptim?! Si quhet kjo punë dhe ç'është vendimi i saj?


Mashtrimi i tretë. Këtu shihet dhe tentimi i tyre për të argumentuar me fjalët e të "devijuarve", atëherë kur u përshtaten atyre!

3. - Nën titullin "Qëndrimi ynë ndaj medhhebeve dhe mendimi ynë në ixhtihad dhe imitim" (f.13), autorët kanë cekur kushtet e ixhtihadit të pranuar, duke u mbështetur në atë që e ka cekur Gazaliu në librin e tij "El-Mustesfa". Në fjalët e Gazaliut në lidhje me ixhtihadin, mes tjerash thuhet: "Kushti i dytë dhe që është kryesor në ixhtihad, është se muxhtehidi duhet t'i përfshijë njohuritë e sheriatit, të ketë aftësi në analizimin e argumenteve. Kjo arrihet kur personi di se si t'i përdorë argumentet dhe si t'i nxjerrë dispozitat prej tyre. Një gjë e tillë mund të arrihet kur njeriu ka njohuri rreth tetë shkencave: Kur'anit, sunnetit, ixhmait, logjikës dhe analogjisë, usuli fikhut, gjuhës dhe gramatikës, ajeteve nasih dhe mensuh si dhe mustalahul-hadithit". [2]

Pas kësaj, autori sjellë fjalët e Gazaliut si argument që vërteton atë që e ka thënë El-Ma'sumi (Haxhnediu) në broshurën e tij: "Arritja e kësaj mënyre është e lehtë saqë nuk ka nevojë njeriu të posedojë më shumë se Muvetta' të imam Malikut, Sahihet e Buhariut dhe të Muslimit, Sunenin e Ebu Davudit, Xhamiun e Tirmidhiut dhe Xhamiun e Nesaiut. Këto libra janë të njohura dhe se mund të gjenden në një kohë më të shkurtër. Andaj e ke obligim ta dish këtë. Por, nëse nuk e di, ndërsa e ka mësuar dikush prej vëllezërve të tu dhe ta ka sqaruar me gjuhën që ti e kupton, pas kësaj më për ty nuk mbetet arsyetim".

Njeriu, për të arritur gradën e ixhtihadit absolut sipas Gazaliut kushtëzohet që ai të përvetësojë mirë tetë shkenca, ndërsa El-Ma'sumi, nuk kushtëzon më shumë se një njeri prej tregut të grumbullojë librat e hadithit, dhe thotë se janë libra të njohura që mund t'i gjesh shumë lehtë. Mandej, shejh Naseri fjalët e El-Ma'sumiut i vërteton me atë që e ka cekur Gazaliu! Nuk është vetëm kjo, por, ai më pas thotë: Me këtë e kupton gabimin e dr. El-Butit kur tallet me fjalet e El-Ma'sumiut se ixhtihadi është i lehtë ... deri në fund.

Sa çudi është kur njeriu, për të vërtetuar diçka, argumenton me të kundërtën!


E katërta me rradhë:

4. - Po ashtu, nën këtë titull, autori nuk pranon atë që i përshkruhet atij dhe kolegëve të tij, se ata ixhtihadin e konsiderojnë obligativ për çdo person. Po ashtu nuk pranojnë atë që u thuhet se ata e bëjnë haram imitimin për xhahilin (të paditurin), (f.15).

Them: Shejh Naseri dhe disa prej xhematit të tij e thonë këtë fjalë në disa raste dhe mexhlise, mirëpo, realitetin që e dinë për ta çdokush që është sprovuar me ta, është se ata nuk lënë asnjë njeri që mund të ndikojnë mbi të e të mos e nxjerrin prej zemrave të tyre besimin ndaj katër imamëve dhe se ia bëjnë me dije se ai është si ata, mund të kuptojë siç kuptojnë dhe mund të bëjë ixhtihad siç bëjnë ata. Mandej e obligojnë atë njeri që të mos pranojë asnjë vendim të sheriatit derisa të pyesë për argumentin nga Kur'ani dhe sunneti. Sa e sa herë kemi parë imituesit e tyre dhe injorantë prej njerëzve se si i kundërshtojnë imamët dhe dijetarët nëpër xhamia dhe në rrugë dhe diskutojnë për ixhtihadin e Shafiiut dhe të Ebu Hanifes, si dhe janë të vendosur se ata nuk pranojnë imitimin e atyre imamëve dhe se mbështetje e vetme e tyre është Kur'ani dhe sunneti. Sikur të kërkosh prej ndonjërit prej tyre që t'i lexojë tri ajete kur'anore, do të vëresh një grumbull të madh të gabimeve!

Ata për të cilët po flasim, nuk janë popull prej Marsi ose prej ndonjë bote tjetër, por ata -siç thamë në brendinë e këtij libri- janë një numër i madh njerëzish, ku nuk ka mëhallë, as qytet e as xhami që të mos janë sprovuar me ta, me injorancën e tyre dhe ixhtihadin e pakufishëm.


E 5-ta:

5. - Në (f.33), autori na e sheh për të madhe se ne kemi ndarë njerëzit vetëm në dy grupe: muxhtehid dhe mukalid (imitues), pa marrë në konsideratë grupin e tretë mes tyre e që është "el-muttebi'". Më parë kemi theksuar se fundi i muttebiut është në njërën prej të dyjave: ose teklid (imitim) nëse nuk arrinë gradën që të kuptojë argumentet, ose ixhtihad nëse e arrinë atë gradë.

Autori për qëndrimin tonë si të gabuar e argumenton me një tekst që e transmeton nga fjalët e Shatibiut në librin "El-I'tisam". Kërkoj prej teje lexues i nderuar që të mendosh mirë në falsifikimin dhe përgënjeshtrimin e citateve. Në anën tjetër, mendo mirë se si ata njerëz tentojnë t'ua mveshin imamëve fjalët të cilat nuk i kanë thënë e me këtë të kuptosh realitetin e tyre dhe atë që e fshehin në brendinë e tyre.

Autori gabimin tonë që muttebiun nuk e kemi konsideruar grup të tretë mesatar e argumenton me sa vijon:

Shatibiu ka thënë: "I obliguari me dispozitat e sheriatit patjetër të gjendet në njërën prej tri gjendjeve:

E para: Të jetë muxhtehid në dispozitat e sheriatit të Allahut, e në këtë rast ai duhet të veprojë sipas ixhtihadit të tij.

E dyta: Të jetë imitues që nuk posedon njohuri për nxjerrjen e dispozitave. Në këtë rast, për këtë është patjetër që të ketë prijës që e udhëheqë dhe dijetarë që e imiton.

E treta: Të jetë dijetar, por jo në gradën e muxhtehidëve. E kupton argumentin, pozitën e tij dhe ka aftësi për t'u përcaktuar për mendimin me të saktë ..."
, (f.35).

Autori këtu e përfundon citatin nga imam Shatibiu, e mbyllë kllapën pa e plotësuar fjalinë që e ka thënë imam Shatibiu për hukmin e këtij grupi të tretë. Kthehemi në tekstin origjinal, në librin "El-I'tisam" (v.3, f.253) të imam Shatibiut që të lexojmë fragmentet që nuk i ka theksuar autori i ndershëm. Në të vërejmë me sa vijon: "... për këtë person ose të merren parasysh përcaktimet e tij ose jo. Nëse merren parasysh, atëherë ai bëhet sikur muxhtehidi në atë çështje. Po nëse nuk merren, atëherë ai kthehet në gradën e njeriut të rëndomtë, që duhet të imitojë muxhtehidin".

Pra, si përfundon hukmi i "muttebiut" sipas Shatibiut, me fjalët e të cilit ka argumentuar autori? Hukmi i tij është: ose t'i bashkangjitet muxhtehidit nëse e arrinë gradën e tij, ose njeriut të rëndomtë nëse nuk e arrinë atë gradë. Pra, ndarja është në dy, siç kemi theksuar më parë.

Mirëpo, autori besnik e fshinë këtë pjesë që konsiderohet fryt i fjalës së Shatibiut. Ai e formulon në formën e kundërt të asaj që e dëshiron Shatibiu dhe e përdor si argument për ta vërtetuar supozimin e tij, ndërsa qëndrimin tim për ta konsideruar të gabueshëm. Bile, për t'u habitur se unë e kam parë këtë tekst por nuk e kam kuptuar dhe se "kam filluar t'i përziej gjërat prej paditurisë"!

Më lejo lexues i nderuar të pyes: Si lejohet për muslimanin që të ketë besë në fenë e atij që i falsifikon tekstet dhe i devijon fjalët prej vendeve të tyre, siç po e sheh me sytë tuaj, e më pas t'i zë besë atij në marrjen e dispozitave të sheriatit islam, bile t'i zë besë në nënçmimin e fjalëve të imamëve dhe ixhtihadeve të tyre? Si: si lejohet kjo për muslimanin, çfarëdo muslimani qoftë?

Unë kërkoj prej çdo personi që e posedon librin "El-I'tisam" të Shatibiut, të lexojë në (f.253, v.3, shtëpia botuese: El-Menar) të mendojë mirë dhe të mësohet prej tij. Të jetë syçelë dhe vigjilent në fenë e tij para dredhive të atyre njerëzve.


Gjashtë:

6. - Më parë, kam sqaruar atë që e pranon xhumhuri i muslimanëve, se imitimi nëse i plotëson kushtet lejohet në furu' (dispozitat sekondare), kam për qëllim dispozitat e sheriatit të cilat ngriten mbi argumente dhannije (jo të prera). Ndërsa nuk lejohet imitimi në çështjet e besimit dhe në dispozitat të cilat ngriten mbi argumente kat'ije (të prera). Poashtu kam sqaruar se pjesa dërmuese e dispozitave fer'ije (sekondare) ngriten mbi argumente dhannije (jo të prera), për këtë, ixhtihadi në to është çështje natyrore.

Mirëpo, shejh Naseri në librin të cilin e kanë përpiluar së bashku me Mahmud Mehdiun dhe Hejredin Vanliun, thotë se unë kam gabuar kur kam bërë ndarjen mes akides (besimit) dhe sheriatit (dispozitave) në çështjen e imitimit si dhe kam gabuar kur kam thënë se pjesa dërmuese e dispozitave fer'ije (sekondare) ngriten mbi argumentet dhannije (jo të prera).

Sipas mendimit të tij, edhe akideja (besimi) e prerë, edhe dispozitat fer'ije që mund të bëhet në to ixhtihad, lejohet që të ngriten mbi argumente dhannije, si, p.sh.: me haber ahad (lajm nga një person), përndryshe si ka mjaftuar që Muhamedi a.s. të dërgojë një person për t'ua mësuar njerëzve çështjet e akides?!

Themë: Nuk kam parë mendim më të çuditshëm se ky mendim, prej të gjitha mendimeve të ndryshme me të cilat dallohet shejh Naseri nga të tjerët. Kam pritur të më kundërshtojë në shumicën e asaj që e kam shkruar në këtë libër, mirëpo në asnjë mënyrë nuk kam pritur që të më kundërshtojë në këtë të vërtetë shkencore, për të cilën ekziston konsensus i të gjithë dijetarëve në të kaluarën dhe të tashmen, përpos një njeriu prej mu'tezilëve e që është Ubejdullah ibn El-Hasen El-Anberij!

Kjo e vërtetë para se gjithash është rregull shkencor. Këtë e vërtetojnë argumentet logjike për të cilat nuk mund të ketë kundërshtime, mandej siç do të shohim tash e vërteton edhe qëndrimi i sahabëve.

Argumenti logjik: Të gjithë mendimtarët janë të mendimit se premisat dhannije (jo të prera) japin rezultate dhannije (jo të prera). Ndërsa e vërteta shkencore e prerë nuk mund të lind pos në bazë të premisave dhe argumenteve të prera si ato. Mjeku i cili posedon argumente të prera se ai i cili do të pijë një filxhan prej helmit të caktuar, do të vdesë pas gjysëm ore, p.sh.: ai me kalimin e kësaj gjysëm ore, vendos për vdekjen e tij. Ndërsa ai i cili nuk posedon, pos argumente dhannije (jo të prera) për atë çështje, ai nuk ka asgjë në duart e tij pos të mendojë se do të ndodhë diç e tillë.

Rreth kësaj të vërtete nuk diskuton asnjë i mençur. Duke u bazuar në këtë, mund të themi se argumenti dhannij (jo i prerë) siç është rasti me haber ahad, nuk mund që në vete të jetë mbështetje për ndonjë parim prej parimeve të besimit, me të cilat na ka angazhuar Allahu xh.sh. që të jemi të bindur në to. Për këtë ekziston konsensus nga ana e dijetarëve. Për çështjet e besimit të cilat ngriten mbi argumente dhannije (jo të prera) siç është rasti me ringjalljen e trupave në ditën e kijametit se a do të jetë pas zhdukjes totale të tyre apo pas ndarjes së pjesëve të tyre, për këtë çështje nuk ka argument kat'ij (të prerë), për këtë, obligimi që të besohet njëri prej dy obcioneve është obligim me diçka që është jashtë mundësisë dhe në bazë të saj bindja në njërën prej tyre nuk është vaxhib.

Nëse këtë që e thamë është e qartë, atëherë si mundet që shejh Naseri të paramendojë se është e saktë që bindja e prerë të ngritet mbi argumente dhannije (jo të prera) sikur që është rasti me haber ahad?!

Shejh Naseri dilemën e tij e argumenton me atë se një nga të dërguarit e Muhamedit a.s. ua kumtonte njerëzve parimet e besimit sikur që ua kumtonte dispozitat fer'ije.

Përgjigjja -siç e cekë imam Gazaliu dhe të tjerët- është, se ata të dërguar nuk u kanë kumtuar njerëzve asgjë nga çështjet e besimit që të mund njerëzit të supozojnë vërtetësinë e të dërguarit në atë që informon dhe kumton, përndryshe çka do t'i detyrojë ata që të besojnë atë, në kohën kur ata ende nuk e kanë besuar shpalljen!

Në lidhje me këtë, imam Gazaliu thotë: "... ndërsa në esencën e shpalljes, besimit dhe njohjen e pejgamberisë nuk mund të ketë bindje mbi haber ahad, përndryshe si do të thotë i dërguari i të dërguarit të Allahut: I dërguari i Allahut ua ka bërë obligim që të më besoni, në kohën kur ata ende nuk kanë besuar shpalljen e tij? Ndërsa pas besimit në të Dërguarin e Allahut, është e mundur që t'i dëgjojnë ngase ai i ka obliguar me diç të tillë".

Kjo nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, ai që beson në Allahun duke u bazuar në haber ahad, besimi i tij nuk mund të jetë i plotë vetëm duke u bazuar në këtë haber, por për të qenë besimi i tij i plotë duhet që ta ngritë mbi një sërë argumentesh logjike që sjellin bindje të prerë, ndërsa haberi ahad të cilin e ka përdorur, nuk është asgjë tjetër pos për ta udhëzuar në këto argumente. Këtë e ka cekur dijetari i famshëm El-Ixhi në librin e tij "El-Mevakif" dhe të tjerët. Është e pamundur që njeriu i mençur në zemrën e tij të ngritë besim ta paluhatur duke u bazuar vetëm në haber dhannij (jo të prerë) për ndonjë çështje që nuk e ka prekur as nuk e ka parë, e as që ka gjetur mbështetje në ndonjë argument bindës për të.

Pra, u vërtetua se parimet e besimit me të cilat na ka angazhuar Allahu që të jemi të paluhatur në to, nuk mund të ngriten mbi argumente dhannije (jo të prera) siç është rasti me haber ahad, por është e patjetërsueshme që të mbështetet në premisa bindëse sikur haber mutevatir (të saktë) dhe argumente logjike të prera që mund t'i kuptojë çdo i mençur.

Në atë që argumenton shejh Naseri nuk ka asnjë argument që vërteton të kundërtën e asaj që e themi dhe e thotë xhumhuri i ulemave.

Nëse kjo është vërtetuar, atëherë vetvetiu vërtetohet se nuk lejohet imitimi në atë që Allahu na ka angazhuar që të jemi të paluhatur në besimin e tij, sepse imitimi është rezultat i pamundësisë për ixhtihad, ndërsa ixhtihadi lejohet në çështjet dhannije (jo të prera), siç është e ditur. Bazat elementare të fesë, me të cilat Allahu na ka obliguar që të jemi të bindur në to, nuk u takojnë çështjeve dhannije (jo të prera) siç e sqaruam, atëherë nuk ka hapësirë për të bërë ixhtihad në to. Pra, si mund të arsyetohet imitimi?

Nuk lejohet të thuhet: Është e mundur që njeriu të jetë i paaftë në të kuptuarit e argumentit rreth parimeve të besimit, atëherë në këtë rast është patjetër që të imitojë, sepse kjo do të ishte e vërtetë sikur të kërkohej prej tij që të futet në hapësirën e analizimeve dhe krahasimeve mes argumenteve dhannije për të nxjerrur prej tyre atë që e shpreson. Por ajo që kërkohet prej tij këtu është që ai t'i ketë parasysh argumentet logjike të prera, të cilët nuk kanë nevojë për argumentim dhe të cilët i kuptojnë të gjithë njerëzit e mençur.

Për këtë dijetarët kanë thënë: Ai që thotë se besoj në Allahun sepse kam parë prindërit e mi ose mësuesin tim duke besuar në të, ky besim është i papranuar. Më së paku që mund të thuhet në lidhje me atë që imiton në parimet e besimit është se ai është mëkatar.

Nëse "komisioni i caktuar për hulumtim" për herë të parë e dëgjon këtë fjalë ose e sheh se është në kundërshtim me qëndrimin e tij, ose librin që do ta nxjerrë shejh Naseri në lidhje me këtë tematikë, atëherë sinqerisht kërkoj prej shejh Naserit që të lexojë atë që e kanë shkruar dijetarët dhe imamët e mëparshëm në lidhje me të. P.sh. le ta lexojë atë që e ka shkruar Shafiiu në librin e tij "Er-Risale", prej fillimit të temës El-Ilmu e deri në fund të librit. Le ta lexojë temën El-Haberu vel-Ixhtihadu në librin "El-Mustesfa" të Gazaliut.

Po ashtu të njëjtën temë le ta lexojë në librin "El-Ihkam" të Amidiut ose në librin "El-Muvafekatu" të Shatibiut, ose në cilindo libër prej librave të mëdhaja të akides, mirëpo dalëngadalë pa shpejtuar. Nëse në brendinë e këtyre librave ka diçka që nuk e kupton, nuk është mëkat që t'i pyesë të tjerët, sepse një gjë e tillë nuk është turp. Ngase, nuk është lehtë që njeriu në lidhje me ndonjë çështje të rezikshme si kjo, të thotë: "Mendimi im është se kjo fjalë ose ky argumentim është i papranuar ...!", para se të lexojë gjithë atë që e kanë shkruar dijetarët në lidhje me atë çështje.

Shejhi i nderuar le ta pranojë prej meje këtë këshillë, edhe pse del nga një xhahil, që sipas tij nuk ka të drejtë që të shkruaj, sepse është e mundur që Allahu ndonjëherë ta vendosë ndonjë urtësi në gjuhën e ndonjë xhahili!


Vazhdoni vetë t'i lexoni pikat tjera ne Librin: JOMEDHHEBIZMI - Bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam.



Përgatiti: Halef bin Selef



_________________________

[2] - Kemi njohuri se autorët e këtij libri nuk pranojnë imam Gazaliun për dijetar dhe nuk shohin se ai ka aftësi që u arsyeton atyre që të argumentojnë me fjalët e tij. Bile kemi njohuri se sharësi më i madh në mesin e tyre e konsideron të dalur prej fesë, të devijuar dhe që ka humbur veten dhe ka humbur të tjerët.
Megjithatë unë çuditem se si ata argumentojnë me fjalët e tij dhe marrin mendimin e tij.
Mendoj se ata këtë e bëjnë sipas rregullit: Më e pranuar është, ajo për të cilën dëshmojnë armiqtë!

Akzeptieren

Diese Website verwendet Cookies. Durch die Nutzung dieser Webseite erklären Sie sich damit einverstanden, dass Cookies gesetzt werden. Mehr erfahren