Banner

JoMedhhebizmi: Nuk ka ikje (rrugëdalje) prej imitimit! 5



Pas kësaj le të kalojmë në argumentimin për çëshjen e dytë:

E dyta: Nuk i ndalohet imituesit që gjithnjë të imitojë një medhheb të caktuar.

Pasi që mbaruam në pjesën e mëparshme se i padituri, i cili nuk ka arritur gradën e ixhtihadit, nuk ka rrugëdalje pos imitimit (teklidit), gjë të cilën e vërtetuam me argumente të qarta, pas kësaj pyesim: A ka për obligim që imituesi çdo ditë të ndërrojë medhhebin e tij e të kalojë në medhheb tjetër? Ose a ka për obligim që këtë ta bëjë p.sh. çdo muaj apo çdo vit?

Nëse imituesi është i obliguar që ta ndërrojë medhhebin e tij prej kohës në kohë, atëherë cili është argumenti që e obligon këtë?

Duke u përgjigjur në këto pyetje themi: Obligim për të paditurin sipas argumentit, është që ai të imitojë, siç theksuam më parë. Urdhëri për këtë është i përgjithshëm, siç shihet qartë në ajetin kur'anor: "Pyetni dijetarët nëse nuk e dini".

Sa herë që i paditurii pyet dijetarët dhe i imiton ata, ai me këtë ka zbatuar urdhërin e Allahut për veten e tij. Për imituesin është e njëjtë ose të imitojë një imam të caktuar ose jo, si dhe është e njëjtë që imitimi të jetë për shkak të afërsisë me të ose lehtësimi i të mësuarit të medhhebit të tij ose për shkak të rehatisë që e posedon në mendimet dhe medhhebin e tij.

Nëse ka bindje se ai e ka për obligim që ta imitojë një medhheb të caktuar, saqë nuk heq dorë prej tij e as që e zëvendëson me dikë tjetër, atëherë ai është gabimtar. Por nëse ka bindje për këtë se është vendim prej anës së Allahut xh.sh. pa e imituar në këtë bindje ndonjë muxhtehid që ka gabuar në ixhlihadin e tij, konsiderohet mëkatar.

Nëse ka bindje se ai e ka për obligim që ta ndërrojë imamin e tij çdo ditë ose brenda çdo kohe, ai po ashtu është gabimtar. Po nëse ka bindje për këtë se është vendim i zbritur nga ana e Allahut xh.sh. dhe nuk është i mashtruar me mendimin e ndonjë personi që e konsideron veten si muxhtehid, ai po ashtu është mëkatar, sepse e gjithë kjo është tepër urdhërit dhe hukmit të Allahut xh.sh..

Ai duhet ta dijë se obligim i tij është që të imitojë ndonjë muxhtehid në çdo gjë që nuk mund ta kuptojë prej argumenteve bazë. Allahu xh.sh. nuk e ka obliguar me diçka më shumë se kjo. Do të thotë se Allahu nuk e ka obliguar as që t'i ndërrojë imamët e as që t'i përmbahet gjithnjë ndonjërit prej tyre.

Ky është vendimi, të cilin e pranojnë të gjithë dijetarët dhe imamët. Argumenti për këtë shihet në disa aspekte:



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...