Banner

Fetva 111 - Femra të martohet pa lejen e prindit



Pyetja:

Dua të dij se a e lejon Islami femrën të martohet pa lejen e prindit duke potencuar se djali me të cilin ajo dëshiron të martohet e ka mësuar ate si të falet e shumë gjëra tjera për Islamin si dhe i ka ndihmuar që të largohet prej duhanit.


Përgjigja:

Nëse djali që fejohet është rival (ekuivalent) me femrën si për nga aspekti i zbatimit të parimeve të Islamit poashtu edhe nga autoriteti shoqëror e moral ndërkaq, femra është e pjekur, vetëdijshme dhe në moshë madhore dhe veliu (mbikëqyrësi i saj si: prindi apo dikush tjetër) e ndalon atë që të martohet me të edhepse ajo dëshiron këtë gjë, atëherë ai bën padrejtësi ndaj vajzës pasiqë ai me këtë gjë e pengon vajzën që të gëzojë të drejtën e saj andaj në këtë rast e drejta e tij si velij (kujdestar mbikëqyrës) bie poshtë dhe kalon te tjetri bie fjala te vëllau e nëse nuk ka atëherë do ta martojë kadiu (gjykatsi).

Sipas dijetarëve të respektuar të Shkollës Hanefite në këtë rast ajo ka të drejtë të martojë vetë veten e saj.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...