Banner

Fetva 137 - Bartja e cedeve duke qenë xhunub (i pa pastër)



Pyetja:

Ti e di se në këto vite me të madhe është përhapur kompjuteri dhe shtëpitë e botimeve elektronike nxjerrin cede me kopje të Kur'anit fisnik.

Pra, si është dispozita e Sheriatit me bartjen e tyre nëse bartësi është xhunub (i pa pastër).


Përgjigja:

Dispozita e bartjes së cedeve është njëlloj si bartja e audio kasetave të cilat janë të inçizuara me Kur'an.

Pra, nuk ka dert në bartjen e këtyre e as të atyre.

Rregulla e Sheriatit lidhur me këtë çështje është se ndalesa e bartjes së Kur'anit për atë që nuk ka abdest (apo për atë që është xhunub) ka të bëjë me çështjet që janë Ibadete.

Kurse në Ibadete nuk lejohet të bëhet analogji (kijas).



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...